Sport

Egnatia shpallet për herë të parë kampione e futbollit shqiptar

Shkruar nga Liberale

Egnatia shpallet për herë të parë kampione e futbollit

Egnatia ka arritur të shpallet kampion i Shqipërisë për sezonin 2023-2024. Klubi nga Rrogozhina mposhti Partizanin në finalen e zhvilluar në “Air Albania” me rezultatin 0-1.

Një triumf vërtet historik ky për skuadrën e drejtuar nga Edlir Tetova pasi është hera e parë që fitojnë titullin kampion të Kategorisë Superiore.

Egnatia shpallet për herë të parë kampione e futbollit

Ky ishte një sezon perfekt i Egnatias ku pas Kupës, ekipi i Tetovës fitoi edhe titullin duke mbyllur sezonin me “dopietën” e famshme.

Partizani bie pa kushte, duke dalë “duar bosh” këtë sezon, me Shehin që sheh edhe një herë t’i ik titulli në ndeshjen e fundit.

Goli i vetëm i kësaj sfide erdhi që në pjesën e parë. Në minutën e 35-të, Spahiu ka dhuruar një asist për Ibrahimoglu dhe ky i fundit nuk ka gabuar përballë portës së “Demave”.

Pjesa e dytë ishte ashtu siç pritej, tepër intensive nga të dyja skuadrat. Partizani provonte herë pas here të barazonte shifrat.

Tedi Cara me një veprim të bukur, krijojë hapësira për të gjetur kuadratin, por goditja e tij ishte e pasaktë. Të kuqtë spostuan Egnatian në gjysmëfushë, në minutën e 68-të ishin të pafat, ku Tapi i vetëm përballë portierit Sherri nuk arriti të kalonte këtë të fundit, me portierin e Egnatia që bëri mrekullinë duke mbajtur portën të paprekur.

Rrogozhinasit qëndruan në pritje, mbrojtën me fanatizëm rezultatin, por ishin dhe të pafat, në si minutën e 82-të, ku goditja me kokë e Spahiut u devijua nga Qirko duke u përplasur në shtyllën pingule.

Partizani provoi në çdo formë të rikthehej në lojë, por nuk arritën dot t’i prishin festën Egnatia e cila me meritë është”mbretëresha” e futbollit shqiptar.

Kështu Egnatia do të përfaqësojë Shqipërinë në Champions League, teksa Partizani i vendit të dytë do të shkojë në Conference League.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH