Sport

Egnatia prek historinë, i bashkohet Partizanit në finalen e madhe të titullit kampion

Shkruar nga Liberale
Egnatia prek historinë, i bashkohet Partizanit në finalen e madhe

Egnatia siguroi kualifikimin në finalen e madhe të titullit kampion.

Në finalen e titullit kampion, Egnatia, fituese edhe e Kupës, do të përballet me Partizanin, ndeshje e planifikuar të luhet më 26 maj.

Rrogozhinasve, iu mjaftoi barazimi pa gola ndaj Vllaznisë në gjysmëfinalen e “Final Four”, përt të kaluar më tej.

Skuadra e Tetovës, e mbylli kampionatin e rregullt në vendin e parë dhe për këtë arsye, kishte barazimin si avantazh.

Në “Air Albania”, ishte një ndeshje spektakolare dhe me raste të shumta, por asnjëra nga skuadrat nuk shënoi dot.

Në fakt, Egnatia gjeti rrugën e rrjetës në dy raste, por fillimisht një gol u anulua nga VAR për prekje me dorë dhe me pas për pozicion jashtë loje.

Ndërkohë te Vllaznia, duhet të vazhdojnë të presin ende për titullin kampion, që mungon prej më shumë se dy dekada.  

Egnatia 0-0 Vllaznia
Kategoria Superiore: Final 4 - Gjysmëfinale
Stadiumi: "Air Albania"
Arbitër: Juxhin Xhaja

FORMACIONET ZYRTARE:

EGNATIA: Sherri, Dylis, Malota, Xhemajli, Fangaj, Ndreca, Zejnullai, Aleksi, Ibrahimoglu, Fernando, Montenegro. Trajner: Edlir Tetova.

VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Hakaj, Boshnjaku, Krymi, Alivoda, Mala, Balaj, Gruda. Trajner: Thomas Brdaric.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH