Sport

E TRISHTË! Përfshihet në një aksident automobilistik, ndërron jetë mesfushori kolumbian

Shkruar nga Liberale

E TRISHTË! Përfshihet në një aksident automobilistik,

Mesfushori Viktor Zapata ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 39-vjeçare për shkak të një aksidenti rrugor të ndodhur më 31 dhjetor.

Ai u dërgua me urgjencë në një spital në Cali, por me gjithë përpjekjet e mjekëve ai ndërroi jetë.

Zapata, i lindur më 1 nëntor 1985 në Puerto Tejada, u rrit në radhët e të rinjve të Deportivo Calit, me të cilin nuk debutoi në ekipin e parë. Më pas ai filloi karrierën e tij profesionale në Atletiko Huila në 2007, dy vjet më vonë ai u transferua në Once Caldas, ku ishte pjesë e ekipit kampion të Kolumbisë në vitin 2009, megjithëse luajti vetëm një ndeshje në atë Torneo Apertura.

E TRISHTË! Përfshihet në një aksident automobilistik,

Mesfushori ka veshur më shumë se 10 fanella të klubit midis 2005 dhe 2017, kur u tërhoq në moshën 32-vjeçare. Ai mbahet mend nga të gjithë si një nga heronjtë e promovimeve të Pasto dhe Bucaramanga, përkatësisht në 2011 dhe 2015.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH