Sport

E TRISHTË/ Ish-futbollisti ndahet papritur nga jeta në ditën e parë si trajner

Shkruar nga Liberale

E TRISHTË/ Ish-futbollisti ndahet papritur nga jeta në ditën e

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Norvegji, pas ndarjes nga jeta të ish-futbollistit Munir Hamud në moshën 39-vjeçare.

Ish-mbrojtësi pësoi një arrest kardiak në ditën e tij të parë të punës së re si trajner.

Hamud luajti për 15 vite në nivelet më të larta të futbollit norvegjez me klube si Lin, Bodo/Glimt dhe Strmogodset. Ai luajti si mbrojtës i majtë, teksa në 349 ndeshje shënoi dhe 29 gola përpara se të mbyllte karrierën në vitin 2019.


Hamud do të niste punën si trajner i skuadrës së të rinjve të Stromgodset, por ai mbylli sytë përgjithmonë pikërisht në ditën e parë të kësaj aventure të re në futboll.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH