Hulk është një futbollist i famshëm brazilian. Por ai është bërë edhe më i famshëm, pas historisë me mbesën e gruas së tij, me të cilën të premten e kaluar u martua.
Hulk dhe Camila Angelo u martuan në një ceremoni fetare, pasi më parë ishin martuar në gjendjen civile.
Sulmuesi i famshëm brazilian ishte i martuar më parë me tezen e Camila-s, Iran Angelo, për 12 vjet, midis viteve 2007 dhe 2019.
Ata kanë tre fëmijë së bashku; djemtë Ian dhe Tiago, dhe një vajzë, Alice - të cilët janë kushërinj me gruan e tij të re.