Sport

E KRYER/ Shok skuadre me Arbër Hoxhën, Interi prenoton mesfushorin e Dinamo Zagrebit

Shkruar nga Liberale

E KRYER/ Shok skuadre me Arbër Hoxhën, Interi prenoton mesfushorin e

Interi do të afrojë në verë mesfushorin e Dinamo Zagrebit, Petar Suçiç. Ky lajm është bërë i ditur nga eksperti i merkatos, Fabricio Romano.

Zikaltërit do të paguajnë tarifë fikse 14 milionë euro plus 2.5 milionë euro shtesa dhe klauzolë shitjeje, marrëveshje tashmë në fuqi me klubin kroat.

Testet mjekësore do të kryhen në Milano këtë javë dhe më pas do të nënshkruhen  të gjitha dokumentet mes të gjitha palëve të përfshira.

Suçiç do të qëndrojë te Dinamo e Zagrebit deri në qershor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH