Sport

E kërkon një kampion bote! Ofertë SURPRIZUESE për Kristian Shpendin nga klubi që rrit talente

Shkruar nga Liberale

E kërkon një kampion bote! Ofertë SURPRIZUESE për Kristian

Kristian Shpendi ka një tjetër pistë për të ardhmen dhe është surprizuese. Bëhet fjalë për Dinamon e Zagrebit në Kroaci ku trajner është Fabio Kanavaro.

Kampioni i Botës me Italinë në vitin 2006 është në kërkim të një sulmuesi dhe Shpendi i përshtatet asaj që pret. Një transferim i tillë sigurisht që nuk është aspak i lehtë, për shkak se pas Shpendit janë dhe disa klube me emër nga Seria A.

21-vjeçari është xhevahiri i Çezenës. Atje ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028, për këtë arsye klubi italian nuk do të heqë dorë lehtë nga shërbimet e golashënuesit kryesor.

Me 10 golat e shënuar këtë sezon në Serinë B, Shpendi kryeson dhe renditjen e golashënuesve në kampionat. Sezonin e kaluar në Serinë C ishte më i miri ndër të tjerë me 20 golat e tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH