Sport

Djokovic mposht Alcaraz dhe rrëmben të artën olmpike në Paris 2024

Shkruar nga Liberale
Djokovic mposht Alcaraz dhe rrëmben të artën olmpike në

E arta e parë olimpike në karrierën e tij të gjatë, por ndoshta më e veçanta dhe kulmorja.

Novak Djokovic, tenisti serb 37-vjeçar, është kurorëzuar si kampioni i ri olimpik në tenis, pasi ka mposhtur Carlos Alcaraz në një finale ndër më të bukurat e viteve të fundit.

Në një ndeshje të gjatë thuajse tre orë për vetëm dy sete, askush nga tenistët nuk arritën t’i merrnin kundërshtarit një game më shërbimet e tjetrit, duke reflektuar qartë se sa shumë e luftuar ka qenë kjo finale.

Ne dy sete (7-6, 7-6), Djokovic e vulosi hegjemoninë e tij në botën e tenisit, pasi shijen e arit olimpik e provon për të parën herë në Paris 2024, ku në olimpiadat e shkuara ka arritur podiumin, por jo majën e tij.

Djokovic kështu arrin edhe një rekord, duke qenë tenisti më i vjetër në moshë, i cili arrin te korrë suksesin maksimal në Lojërat Olimpike.

Ai ia shton këtë të artë palmaresit të gjatë të 24 titujve Grand Slam (më së shumti në histori për meshkujt).

Ai po ashtu bëhet i pesti tenist në histori, i cili arrin të kompletojë atë që njihet si Golden Slam, pas Steffi Graff, Andre Agassi, Serena Williams dhe Rafael Nadal.

Madje, edhe në fushën e preferuar të këtij të fundit, atë të dheut, ku Nole shkëlqen më së pakti.

Por, mbi të gjitha, tregon se edhe në këtë moshë të shtyrë për një sport individual si tenisi, arrin të përballojë dhe të mposhtë, atë të cilin etiketohet si talenti më i madh i tenisit sot, Alcaraz.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH