Sport

Distria Krasniqi mundet në finale, por fiton medalje olimpike për Kosovën në “Paris 2024”

Shkruar nga Liberale
Distria Krasniqi mundet në finale, por fiton medalje olimpike për

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e parë olimpike për Kosovën në Lojërat e “Parsi 2024”.
 
Në sportin e xhudos, Krasniqi u ndesh në finale kundër Keldiyorova të Uzbekistanit, e cila arriti të mposhte xhudisten “dardane”.

Gjithsesi, kjo është medalja e dytë olimpike për të dhe e katërta për Kosovën në tre Lojëra Olimpike që ka marrë pjesë.

“E argjendtë, por me shije ari”, shkruan Federata Olimpike e Kosovës në postimin e saj për arritjen e jashtëzakonshme të Krasniqit.

Medaljen e argjendtë, Distria e fitoi në kategorinë deri në 52 kilogramë në Paris.

Tre vjet më parë në Tokio, ajo fitoi medaljen e artë në kategorinë 48 kilogramë. Distria tani ka dy medalje olimpike, që janë më të rëndësishmet në sport.

Në finalen e kategorisë 52 kilogramë ajo u mposht nga kampionia, uzbekja Diyora Keldiyorova. Përballë saj kjo është humbja e dytë për të. Humbjen e parë e shënoi vitin e kaluar.
 
Distria doli në vend të dytë, ndërsa realizoi një rrugëtim mahnitës në këtë Olimpiadë.
 
Kampionia në fuqi e botës, italiania Odette Giuffrida, ishte kundërshtarja e Distrisë në gjysmëfinale. Xhudistja pejane e nisi me plot siguri përballjen, duke e shtyrë atë drejt dy dënimeve. Më pas, luftoi filloi më taktike. Nuk kishte hedhje, por pati përpjekje të vazhdueshme nga Distria. Betja përfundoi në kohën shtesë. Aty xhudistja pejane rrezikoi seriozisht për herë të parë, duke shmangur më në fund rënien. Megjithatë, ajo e vazhdoi luftën deri në sekondat e fundit.
 
Pas 6:10 minuta luftë, gjyqtarja dha dënime për të dy xhudistet, për shmangie të luftës. Për Distrinë ishte i pari. Për Giuffridan i treti. Dhe kjo nënkuptonte fitore tjetër me Ippon për Distria Krasniqin.

Finalja dhe e gjithë gara është zhvilluar në atmosferë madhështore në “Champ de Mars Arena”, në zemër të Parisit, fare pranë Kullës së Eiffelit. Mbi 8000 shikues ishin gjatë gjithë ditës në këtë arenë të përkohshme. Arena do të çmontohet në fund të vitit. Vepra e Distria Krasniqit do të jetë e përhershme./Përgatiti Liberale.al/

 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH