Sport

Dhimbje të forta në gjoks, Carlos Tevez shtrohet me urgjencë në spital

Shkruar nga Liberale

 

Dhimbje të forta në gjoks, Carlos Tevez shtrohet me urgjencë

Frikë për Carlos Tevez. Ish sulmuesi i Man.United, Juventus etj, është shtruar me urgjencë në spital pasi kishte dhimbje të forta në gjoks. Pak muaj më parë, Tevez kishte pasur sërish probleme, ndërsa u rrëzua në tokë pa ndjenja duke goditur fort kokën.


Tevez u shtrua në një spital në Buenos Aires ku kaloi natën. Tevez, aktualisht trajner i  Independiente në Argjentinë, është jashtë rrezikut për jetën, por rezultatet e analizave nuk janë të mjaftueshme për të dale në një përfundim të qartë, për këtë arsye do të qëndroj sërish në spital për t’iu nënshtruar kontrolleve më të detajuara.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH