Sport

Del Piero bekon si pasardhës të tij lojtarin turk, ai do të mbajë numirin 10 tek Juventusi

Shkruar nga Liberale

Del Piero bekon si pasardhës të tij lojtarin turk, ai do të

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero emëron Kenan Yildizin si trashëgimtarin e tij, duke thënë që t’i japin fanellën me numrin 10.

Talenti turk e admiron aq shumë idhullin e fëmijërisë, Del Pieron, saqë kopjon edhe festën e golit duke nxjerrë gjuhën jashtë.

“Yildiz është sigurisht ndër lojtarët e rinj që më pëlqejnë më shumë, ai tashmë ka treguar disa nga ato që mund të bëjë”.

“Unë do t’i jepja atij fanellën me numrin 10. Sezonin e kaluar, Nicolò Fagioli dhe Fabio Miretti tashmë kanë bërë gjëra të mëdha, dhe duke parë se ata janë italianë, është mirë si për Juventusin ashtu edhe për Italinë.

“Ka shumë lojtarë të rinj premtues, por ne nuk duhet të nxitojmë të gjykojmë, kështu që ne mund t’u japim atyre kohë për t’u shprehur pa presion të panevojshëm”, ka thënë Del Piero për Radio Serie A. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH