Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij, Georgina Rodriguez, janë zhvendosur në një shtëpi të re në kryeqytetin Saudit, Riad.
Ronaldo, i cili luan në Arabinë Saudite, së bashku me partneren e tij morën një vilë të re për të banuar dhe ambientet e brendshme të shtëpisë u shpërndanë nga modelja në rrjetet e saj sociale.
Pas videos së publikuar, mediat spanjolle zbuluan se nuk bëhej fjalë për rinovimin e shtëpisë së mëparshme, por se Georgina kishte publikuar pamje nga ambienti i brendshëm i vilës së re. Është një shtëpi më e vogël dhe më e lirë se ajo ku ka jetuar deri më tani Ronaldo dhe çmimi i saj është 10 milionë euro.
Vila ndryshon nga ajo e mëparshme sepse ka një pishinë me karakteristika olimpike. Gjithashtu ka sauna, palestër, një kat ekskluzivisht me dhoma dhe katin e dytë ku janë të gjitha dhomat e tjera.
Interesante është që arkitekti i vilës është i njëjti që ka bërë shtëpinë e vjetër ku jetonin çifti që kur mbërritën në Arabinë Saudite. Vila ndodhet në lagjen më elitare të Riadit, Al Muhammadiyah.