Sport

Cili është sporti më i vështirë në botë? Sipas tenistit amerikan…

Shkruar nga Liberale

Cili është sporti më i vështirë në botë?

Amerikani Frances Tiafoe ka një teori interesante se cili është sporti më i vështirë në botë. Ky tenist i radhitur në pozitën e 15-të në botë, beson se sporti në të cilin u bë i famshëm është edhe më i vështiri në botë.

Tiafoe shpesh thekson se tenisi është sporti më i vështirë në botë, dhe tani ai shpjegoi pikëpamjet e tij. Fituesi i tre titujve të ATP-së, i cili fitoi më shumë se 10 milionë dollarë në karrierën e tij, aktualisht është lojtari i 15-të në botë.

Ai i mbështeti pretendimet e tij duke u bazuar në madhësinë e topit dhe kohëzgjatjen e ndeshjes, sepse siç tha, ai kurrë nuk mund t’u tregojë miqve dhe familjes së tij se sa do të marrë kohë një ndeshje.

“Është sporti më i vështirë në botë. Asgjë ende nuk mund të më bindë se nuk është kështu. Topi është shumë i vogël në krahasim me sportet e tjera, kështu që koordinimi yt dorë-sy duhet të jetë i shkëlqyer”, tha amerikani.
Tiafoe shton se ishte e vështirë për të që t’u shpjegonte miqve dhe familjes se sa zgjat ndeshja sepse është një sport me kohë të kufizuar.

“Pastaj, në tenis, nuk ka orë. E dini, nuk është një sport në të cilin matet koha. Kur djemtë vijnë të më shikojnë, më pyesin se sa do të qëndroj. Unë gjithmonë u them, “Nuk e di dhe askush nuk e di.” Më tej, ka lëvizje të pakontrolluara gjatë një ndeshje. Ti lëviz poshtë – lart, krah për krah. Është e vështirë, dhe je vetëm në fushë, nuk ke ndihmën e askujt”, është shprehur Tiafoe.

Deklarata që ai dha për Tennis TV shkaktoi diskutime në rrjetet sociale dhe të shumtë janë ata që mendojnë se Tiafoe ka pasur të drejtë që ka thënë diçka të tillë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH