Sport

Champions-i i përket të mëdhenjve përveç Milanit, Dortmund “tenis” me Celtic

Shkruar nga Liberale

Champions-i i përket të mëdhenjve përveç Milanit,

Ndeshjet e para të xhiros së dytë në fazën e ligës në Champions dhuruan emocione dhe gola të shumtë mbrëmjen e sotme.

Një mbrëmje magjike, spektakolare dhe për tifozët që shijuan plot 21 gola.

Leverkusen mposhti Milanin me rezultatin minimal 1-0 dhe zhyt kuqezinjtë në fundin e renditjes me 0 pikë pas 2 ndeshjesh.

Tjetër përfundim për Interin që shkëlqeu në San Siro duke shpartalluar serbët e Red Star 4-0.

Fitore dhe 3 pikë të arta mori edhe Arsenal duke mposhtur PSG 2-0 në Londër me të dy golat që u shënuan në pjesën e parë.

Barcelona reagon më në fund pas humbjes në raundin e parë duke mposhtur me manita Young Boys.

Fitore me poker shënoi Man City përballë Slovan Bratislava, ndërsa spektakl i golave erdhi nga Borussia Dortmund që mposhti 7-1 Celtic. Sulmuesi Karim Adeyemi ishte thjeshtë i pandalshëm me 3 gola që në pjesën e parë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH