Sport

'Buzëqesh' Sylvinho/ Uzuni i papërmbajtshëm, realizoi dygolësh në ndeshjen e 100-të me Granadën

Shkruar nga Liberale

'Buzëqesh' Sylvinho/ Uzuni i papërmbajtshëm, realizoi

Lajme të mira për legjionarët tanë që luajnë në Evropë, 24 orë nga nisja e grumbullimit, në kuadër të dy ndeshjeve të fundit në Ligën e Kombeve për përfaqësuesen kuqezi. Shumë arsye për të buzëqeshur për Sylvinhon, teksa Myrto Uzuni nuk di të ndalet në La Liga 2 me Granadën e tij, teksa kësaj radhe realizoi një dopietë, për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij 3-2 ndaj Eldenses.

Ishte minuta e 17-të, kur Uzuni shënoi fillimisht golin e parë të takimit, duke transformuar saktë një 11 metërsh.  Për t’i dhënë tri pikët Granadës, mendoi sërish kapiteni Uzuni. Ishte pikërisht minuta e 90-të, kur lëshoi një goditje të pakapshme për portierin mik, duke I dhuruar ekipit të tij 3 pikët e radhës, si dhe për të festuar në mënyrën e duhur 100 ndeshjet e tij me klubin spanjoll. Tetë gola ka shënuar Uzuni në La Liga 2, në 12 ndeshjet këtë sezon.

Ndërkohë lajmi kryesor i ditës ishte debutimi në Seria A, si titullar i Alen Sherrit. Portieri Shkodran, u përzgjodh të ishte mes shtyllave të ekipit sard, në një përballje me as më pak e as më shumë, se sa ndaj skuadrës së Milanit. Pavarësisht se Sherri u detyrua të nxirrte 3 herë topin nga rrjeta sërish skaudra e tij doli me 1 pikë nga kjo sfidë, teksa Cagliari barazoi në fund të ndeshjes për shifrat përfundimtare 3-3, duke marrë kështu 1 pikë të çmuar.

Ndërkohë lidhur me prespektivën, vijon të bindë në Championshipin anglez Anis Mehmeti. Tjetër gol i realizuar nga futbollisti shqiptar që gëzon një formë fatastike. Mehmeti mori një pasim në qendër dhe pasi gjeti hapësirën, lëshoi një diagonale të pakapshme me të majtën, duke i dhënë avantazhin 1-0 skuadrës së tij që në minutat e para të sfidës. Nëse ai do të vijojë të demonstrojë një formë të tillë, sigurisht nuk do të jetë e largët dita kur do të marr edhe ftesën nga tekniku Sylvinho.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH