Sport

Broja largohet nga chelsea, trajnjeri flet për largimin e sulmuesit shqiptar

Shkruar nga Liberale

Broja largohet nga chelsea, trajnjeri flet për largimin e sulmuesit

Trajneri i Chelseas, Mauricio Pochettino u pyet për lajmet se Armando Broja do të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sulmuesi shqiptar ka luajtur 13 ndeshje në Premier Ligë këtë sezon që pas rikthimit nga lëndimi i gjurit por ka arritur të shënojë vetëm një gol.

Teksa Chelsea po kërkon përsëri të rifreskojë opsionet e saj në sulm, raportimet se Broja do largohet nga klubi kanë qenë shumë të pranishme gjatë javëve të fundit, sidomos duke marrë parasysh interesimin e disa klubeve të Premier Ligës.

Sidoqoftë, kur u pyet për largimin e mundshëm të Brojës, Pochettino nuk hyri në detaje për një largim të tij, por ka sugjeruar se do të donte ta mbante atë në ekip..

“Për momentin, nuk ka lajme. Ne nuk mund të japim përditësime në ndonjë mënyrë. Gjithçka është e qetë dhe mendoj se është një sinjal i mirë sepse ne po punojmë mirë”, ka thënë Pochettino.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH