Sport

Berat Gjimshiti ka ditëlindjen, Atalanta e uron në shqip dhe me flamurin kuqezi

Shkruar nga Liberale

Berat Gjimshiti ka ditëlindjen, Atalanta e uron në shqip dhe me

Kapiteni i kombëtares kuqezi, Berat Gjimshiti feston 31-vjetorin e lindjes. 

Klubi i mbrojtësit shqiptar, Atalanta ka zgjedhur ta urojë në një mënyrë shumë të veçantë.


Në profilin zyrtar të klubit është publikuar një foto e Gjimshitit, ndërsa urimi i është bërë edhe në gjuhën shqipe.

“Gëzuar ditëlindjen, Berat”-shkruhet në postimin e Atalanta-s, i cili shoqërohet edhe me flamurin shqiptar.


“Urimet më të mira për malin tonë, i urojmë Gjimshitit një ditëlindje të bukur”, është urimi në italisht dhe anglisht.

 

 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH