Sport

Berat Gjimshiti: Japim maksimumin në fushë, e njohim forcën e rivalit. Italia na jep besim!

Shkruar nga Liberale

Berat Gjimshiti: Japim maksimumin në fushë, e njohim forcën e

Përveç trajnerit, në konferencën për shtyp të kombëtares, në prag të ndeshjes së parë të Europianit ndaj Italisë doli edhe mbrojtësi Berat Gjimshiti.

“Përballemi me një skuadër të fortë, do të japim maksimumin.

Vlera e ndeshjes– Janë të 3-ja ndeshje të rëndësishme. Kjo ndeshje mund të të japë besim nëse fillon me këmbën e mbarë. Besoj se mund të ndryshojnë gjërat në grupe.

Dueli me Scammacan- E njoh mirë. Nuk kam folur me të, që prej herës së fundit që fituam.

Italia– I kemi parë videot e fundit të tyre. Trajneri na ka treguar për forcën e tyre. Sigurisht që do jemi gati.

Sylvinho – Trajneri na ka sjellë harmoni. Ai ka punuar shumë. Sylvinho mund të na motivojë shumë mirë, ai ka qenë lojtar i madh. Të gjithë e njihni. Në kualifikuese kemi kaluar nëpërmjet një grupi shumë të vështirë” – tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH