Sport

BBC Sport parashikon rezultatin e ndeshjes, Shqipëri-Itali

Shkruar nga Liberale
BBC Sport parashikon rezultatin e ndeshjes, Shqipëri-Itali

Parashikimi i ekspertit të BBC: Ndeshja Shqipëri- Itali mbyllet në shifrat 1- 1.


Eksperti i futbollit i BBC Sport, Chris Sutton, ka bërë një parashikim për rezultatin e ndeshjes Shqipëri- Itali.

Sipas tij, sfida në Euro 2024 mes kombëtares shqiptare dhe asaj italiane përfundon me rezultatin 1- 1.

 Sipas tij, Shqipëria nuk mund të merret lehtë dhe ndeshja nuk do të jetë një shëtitje për Italinë.   

“Shqipëria doli e para në grupin e saj kualifikues dhe luan futboll mjaft të drejtpërdrejtë. Ata e kanë zakon të shënojnë gola spektakolar dhe nuk do të kenë asgjë për të humbur ndaj italianëve, kështu që kjo ndeshje nuk do të jetë një shëtitje për Italinë. Shqipërinë nuk mund ta marrësh lehtë.”, shkruan eksperti i BBC Sport.

Sutton shton më tej se trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, i ka ndaluar lojtarët e tij të përdorin Playstations gjatë Euro 2024.

“Italianët na befasuan duke fituar Eurot e fundit, por do të ishte shumë e jashtëzakonshme nëse ata do të përfundonin duke fituar sërish. Ata do të jenë të organizuar mirë, sigurisht, dhe ata kanë disa lojtarë të talentuar me një ndikim të madh nga Interi - ka pesë lojtarë nga kampionët e Serisë A në skuadrën e tij.”, komenton Sutton.

 

Poll
SHQIPENGLISH