Sport

Barcelona zgjedh Hansi Flick si pasusesin e Xavi, gjithçka bëhet zyrtare

Shkruar nga Liberale

Barcelona zgjedh Hansi Flick si pasusesin e Xavi, gjithçka bëhet

Pritjes i ka ardhur fundi dhe tashmë Barcelona ka arritur marrëveshjen me trajnerin e tyre më të ri.

Bëhet fjalë për 59-vjeçarin gjerman, Hansi Flick, me ish-teknikun e Hoffenheim, Bayern Munich dhe Kombëtares së Gjermanisë, që tashmë do të marrë në dorë “frerët” e spanjollëve.

Njoftimi për nënshkrimin e Flick erdhi mesditën e kësaj të mërkure nga vetë klubi “Blaugrana”, të cilët me anë të një video të shpërndarë në profilet zyrtare, në rrjetet sociale ka zbuluar për tifozët nënshkrimin e bujshëm.

Ndërkaq, kujtojmë se për herë të fundit Flick udhëhoqi Kombëtaren gjermane, me të cilën u largua nga Kupa e Botës të Katarit në fazën e grupeve, ndërsa u lirua nga detyra shtatorin e kaluar pas humbjes tronditëse 4-1 ndaj Japonisë, kësaj radhe në një ndeshje miqësore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH