Sport

Barcelona publikon fotot se si pritet të duket stadiumi i ri, pamjet do t’ju lënë pa fjalë

Shkruar nga Liberale

Barcelona publikon fotot se si pritet të duket stadiumi i ri, pamjet do

Nuk ka asnjë dyshim se Barcelona ka qenë e prekur jashtëzakonisht shumë gjatë kësaj kohe sa nuk kanë pasur mundësinë që të zhvillojnë ndeshjet e tyre në ‘Spotify Camp Nou’.

Rezultatet nuk kanë qenë aq të mira, ndërsa financarisht klubi ka marrë një goditje të rëndë pasi tifozët nuk kanë shprehur interesim të madh për të udhëtuar gjashtë kilometra shtesë për të përcjellur klubin e tyre të zemrës në ‘Estadi Olimpic Lluis Companys’, që ka qenë shtëpia e tyre e përkohshme që prej verës së kaluar.

Sidoqoftë, ka shpresë se ata do mund të rikthehen në ‘Camp Nou’ përsëri gjatë muajit nëntor, që është njëherësh data e vendosur nga zyrtarët e Barcelonës për t’u rikthyer në një ‘Camp Nou’ gjysmë të hapur.

Ka një entuziazëm në rritje për këtë dhe kjo mund të jetë dhjetëfishuar sot (e martë) pasi klubi në bashkëpunim me COAC (Kolegji i Arkitektëve të Katalonisë) kanë publikuar disa fotografi të papara më herët se si do të dukej stadiumi, ka raportuar Mundo Deportivo.

Për momentin, Barcelona do të vazhdojë të zhvillojë ndeshjet në shtëpinë e tyre të përkohshme në ‘Montjuic’, aty ku do të luajnë këtë të premte ndeshjen e tyre të radhës në La Liga ndaj Mallorcës.

Barcelona momentalisht gjendet në pozitën e tretë në La Liga me 58 pikë të grumbulluara, tetë më pak se lideri Real Madridi.

Barcelona publikon fotot se si pritet të duket stadiumi i ri, pamjet do

Barcelona publikon fotot se si pritet të duket stadiumi i ri, pamjet do

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH