Sport

Barcelona në zi/ Ndahet nga jeta legjenda e futbollit amerikano-jugor

Shkruar nga Liberale

Barcelona në zi/ Ndahet nga jeta legjenda e futbollit amerikano-jugor

Legjenda e futbollit amerikano-jugor, Hugo Alejandro Sotil Jeren është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare.

Ai ishte protagonist me fanellën e Barcelonës në vitet ’70 përkrah Johan Krujf dhe la gjurmë të mëdha si futbollist.

Sotil fitoi kampionatin 1973-74 me blaugranat dhe mbahet mend për golin e pestë me kokë që i shënoi Realit në Bernabeu ku këta të fundit u mposhtën me shifrat 0-5.

Ai u largua nga Spanja në 1977 dhe u kthye në Peru duke fituar dy tituj kampion kombëtar me Alianza de Lima.

Barcelona në zi/ Ndahet nga jeta legjenda e futbollit amerikano-jugor

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH