Sport

Barcelona mendon për Ralf Ragnick

Shkruar nga Liberale
Barcelona mendon për Ralf Ragnick

Presidenti Joan Laporta e vlerëson gjermaninë për vizionin dhe punën me talentet

Te Barcelona po mendojnë për zëvendësuesin e trajnerit Çavi Hernandez. Një emër që po shqyrtohet me vëmendje është Ralf Ragnik.

E përditshmja katalanase “Mundo Deportivo” shkruan se trajneri aktual i kombëtares së Austrisë vlerësohet së tepërmi nga drejtuesit blaugrana.

I vetmi problem është angazhimi i 65-vjeçarit te Austria, me katalanasit që duan që tekniku të jetë i disponueshëm në fund të sezonit.

Presidenti Joan Laporta beson se trajnerët gjermanë janë opsioni më i mirë për të marrë drejtimin pasi Xavi të largohet. Emrat që po analizohen janë Hansi Flick, Thomas Tuchel dhe Julian Nagelsmann, por Ragnick ka një avantazh të rëndësishëm ndaj tyre, pasi Laporta e konsideron atë “mjeshtrin” e të gjithë emrave të listës.

Numrit 1të klubit i pëlqen shumë edhe puna e Ragnik në të kaluarën si një “zbulues” i talenteve të mëdhenj, me fokusin tek të rinjtë, zhvillimin e tyre dhe përfitimin financiar.

Emra të tjerë më të vështirë për t’u arritur janë edhe tekniku i Brighton Roberto de Zerbi dhe Xabi Alonso, një ish-madrilen.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH