Sport

Barazoi rekordin e Ronaldos, ky është lojtari pretendent për fitimin e TOPIT TË ARTË

Shkruar nga Liberale

Barazoi rekordin e Ronaldos, ky është lojtari pretendent për

Jude Bellingham ka barazuar një rekord të vendosur të Cristiano Ronaldos teksa ai po shijon një start të ëndërrave tek Real Madridi.

Sensacioni 20-vjeçar e ndihmoi Real Madridin që të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën, kur eliminuan Manchester Cityn në ‘Etihad Stadium’ pas ekzekutimit të penalltive.

Bellingham ishte përsëri fytyra kryesore e Real Madridit, kur në çastet e fundit të El Clasicos shënoi për t’i dhënë Real Madridit fitoren me rezultat 3-2, duke e afruar edhe më shumë drejt titullit të 36-të në La Liga.

Ky ishte goli numër 21 për Bellingham këtë sezon, ndërsa nuk ishte hera e parë që ai ishte ‘heroi’ i madrilenëve në El Clasico.

Pasi shënoi dy gola që i fituan Real Madridit ndeshjen ndaj Barcelonës, Bellingham e arriti rekordin që e ka vendosur pesë herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo.

39-vjeçari që konsiderohet lojtari më vendimtar në histori të futbollit, ishte lojtari i fundit i Real Madridit i cili arrin të shënojë ndaj Barcelonës si vendas dhe mysafir, para se edhe Bellingham ta bëjë të njëjtën gjë.

Ronaldo e arriti këtë rekord në sezonin 2014/2015, duke e gjetur rrugën e rrjetës në fitoren 3-1, teksa ka shënuar edhe në humbjen me rezultat 2-1 në ‘Camp Nou’.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH