Sport

Barazimi në Kupën e Afrikës i papranuesh, presidenti ofendon lojtarët dhe stafin

Shkruar nga Liberale

Barazimi në Kupën e Afrikës i papranuesh, presidenti ofendon

Barazimi në debutim në Kupën e Kombeve të Afrikës me Guinenë Ekuatoriale trondit Nigerinë. Presidenti i Federatës, Musa Gusau, fyen ekipin dhe kritikon Osimhen sulmuesin e Napolit.

Përveç sezonit të komplikuar me Napolin (i vështirësuar edhe më shumë nga mosmarrëveshja me menaxherin e Kvaratskhelias ditët e fundit), gjërat nuk nisën në këmbën e duhur për sulmuesin as në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Pakënaqësi dhe tensioni, siç raporton “Own Goal Nigeria”, erdhën pikërisht pas barazimit zhgënjyes kundër Guinesë Ekuatoriale.

Pas ndeshjes, që përfundoi 1-1, presidenti i Federatës Nigeriane të Futbollit, Ibrahim Musa Gusau, ka shkuar në dhomat e zhveshjes në gjendje nervozizmi, duke iu drejtuar me “fraza të rënda” lojtarëve dhe stafit teknik (përfshirë trajnerin Josè Peseiro).

Trajneri Peseiro është justifikuar duke nënvizuar se nuk del ai në fushë dhe nuk e ka për detyrë të shënojë gola, qëndrim që ka nxehur Osimhenin, i cili shënoi kundër Guineas Ekuatoriale, por ishte gjithashtu protagonist i rasteve të humbura.

Detyra e Nigerisë është që të kompensojë menjëherë gjysmën e dështimit në debutim duke marrë 3 pikët në ndeshjen e radhës të Kupës së Kombeve të Afrikës kundër Bregut të Fildishtë, e planifikuar për të enjten, në orën 18:00.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH