Rey Manaj lidhur me barazimin e dytë radhazi 1-1 ndaj Letonisë, në transfertën e mbrëmjes së sotme, u shpreh se ekipi nuk ishte i përqendruar.
Sipas tij, pas avantazhit, ekipi e mendoi fitoren të lehtë. I pyetur për mungesën e golave, Manaj tha se ndeshjet janë të vështira, sepse “po luhet për Botërorin dhe jo në kalçeto me shokët.”
“Isha i kënaqur pasi gjetëm avantazhin, por pasi mori ndeshja, në pjesën e parë nuk ishim të përqendruar, sepse menduam se mund të fitonim lehtë. Tani duhet të ulim kokën dhe të arrijmë objektivat deri në nëntor.“
“Po luajmë për Botërorin, nuk po luajmë në kalçeto me shokët. Normale që nuk është e lehtë të shënosh gol. Futbolli nuk është matematikë. Mund të jetë një periudhë për shkak të ngarkesës. Kemi ardhur edhe me presion për ndeshjen me Serbinë. Penalltia e humbur po ashtu. Do stërvitemi që të shënojmë në ndeshjet e tjera.
Kemi gjuajtur shumë pak në portën. E dinim që Letonia mbrohet me forca të shumta. Është e vështirë për të gjetur portën. Do përmirësohemi, sepse e di mirë situatën”, u shpreh Manaj.
Për Shqipërinë ky është barazimi i dytë radhazi, pas atij ndaj Serbisë.