Sport

Austria bën mrekullinë, Holanda në pritje për kualifikimin

Shkruar nga Liberale
Austria bën mrekullinë, Holanda në pritje për kualifikimin


Austria bën surprizën e madhe në Europian, mund Holandën dhe kalon si e para e grupit

Austria ka fituar ndaj Holandës në Euro 2024, duke dominuar Grupin C për ta mbyllur në vendin e parë, edhe para Francës. Austriakët kanë mundur me shifrat 3-2 Holandën.

Gjithçka nisi me autogolin e Malen, teksa holandezët kishin vështirësi të gjenin rrjetën e portës kundërshtare. Ata ia dolën në fillimin e pjesës së dytë me Gakpo, por në momentin e tyre më të mirë, erdhi përsëri avantazhi austriak me Shmid.

Depaj barazoi shifrat pranë fundit të ndeshjes, por Sabitzer tundi sërish rrjetën nga ana tjetër dhe vulosi një fitore të shkëlqyer 3-2 që bën Austrinë kryesuese të grupit. Holanda do të mund të kualifikohet si e treta më e mirë e Euro 2024.

HOLANDË-AUSTRI 2-3

Shënues: 47′ Gakpo, 76′ Depaj / 6′ (ag) Malen, 59′ Shmid, 80′ Sabitzer

Poll
SHQIPENGLISH