Sport

AUSTRI-FRANCË/ Gjelat fitojnë përmes ankthit, gjakoset Kilian Mbape

Shkruar nga Liberale
AUSTRI-FRANCË/ Gjelat fitojnë përmes ankthit, gjakoset Kilian

Austria humbi 0-1 përballë me Francën, takim i vlefshëm për Grupin D të Kampionatit Europian 2024

Pas ndeshhes francezët janë në ankth për gjendjen e Kilian Mbape, i cili la fushën e lojës i gjakosur, pas një ndërhyrje tërrezikshme që mori në hundë.  

Franca me këtë fitore i bashkohet Holandën në kuotën e tri pikëve në krye të Grupit D. Në ndeshjen e radhës të dy këto kombëtare do të përballen së bashku.

AUSTRI-FRANCË 0-1/ 38′ Autogol Vober

Minutat e lojës...

90′ Franca kryen dy zëvendësimet e fundit, largohen Mbape dhe Grizman në fushë Zhiru dhe Fofana.

86′ Momente paniku për Mbape, ylli i Francës gjakoset pas një përplasje në supin e mbrojtësit Danso. (VIDEO) 

84′ Ndëshkohet edhe Limer për ndëhyrje të gabuar ndaj Mbape.

82′ Raste flagrante për Francën me Turam, Mbape dhe Kolo Muani, por shënjestra nuk është ajo e duhura.

80′ Baumgartner është i ndëshkuari i tretë i sfidës për Austrinë.

71′ Dy zëvendësime te Franca, largohen Dembele dhe Rabio, në fushë Kolo Muani dhe Kamavinga.

65′ Minuta të mira për Francën, që është hedhur në sulm në kërkim të golit të dytë.

56′ Dembele është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë.

48′ Grizman përfundon me kokë të fashuar pas një përplasje në fushë.

45′ Gjyqtari akordon 1 minut shtesë.

43′ Duele të shumta në mesfushë, skuadrat nuk po kordinohen dot.

Në 38′ FRANCA! Mbape shkëputet bukur në fundoren e krahut të djathtë dhe kroson në zonë. Topi i krosuar prek aksidentalisht mbrojtësin Vober dhe devijohet në rrjetë. (VIDEO)

AUSTRIA (4-2-3-1): Pentz; Mvene, Vober, Danso, Posh; Sabitzer, Seivald; Grillitsh, Baumgartner, Laimer; Gregoritsh | Trajner: Ralf Ragnik

FRANCA (4-3-3): Menja; Kunde, Upamekano, Saliba, Hernandez; Grizman, Kante, Rabiot; Dembele, Mbape, Turam | Trajner: Didier Deshamp

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH