Sport

Asiston dhe shënon, sulmuesi shqiptar në formacionin e javës në Rusi

Shkruar nga Liberale

Asiston dhe shënon, sulmuesi shqiptar në formacionin e javës

Në formacionin më të mirë të javës së 21-të të Premier League-s së Rusisë ishte edhe sulmuesi shqipëtar Mirlind Daku. 

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare shkëlqeu me një gol dhe një asist në fitoren 2-1 përballë Akhmat Grozny-t, performancë që u vlerësua ndër më të mirat në fundjavën që lamë pas.


Daku është përzgjedhur në rolin e sulmuesit të parë në rreshtimin 4-3-3 të formacionit të javës.

 

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare ishte si gjithmonë titullar në majë të sulmit, teksa në minutën e 12’ shërbeu bukur për Randjelovic në qendër të zonës, i cili e pati të lehtë ta shtyjë topin në rrjetë.

 

Në të 35-ën Daku ia doli të shënonte vetë, duke gjetur kështu golin e parë për vitin 2024 me Rubin Kazanin dhe të pestin sezonal.
Pas një krosimi nga krahu, Daku goditi bukur me kokë, por topi u përplas në traversë dhe iu rikthye sërish, teksa këtë herë sulmuesi nuk fali, duke e shtyrë në rrjetë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH