Futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Jasir Asani, duket se nuk ka të ndalur me formën e mirë që po kalon edhe në futbollin e klubeve, pasi ka shënuar një tjetër gol në fitoren e ekipit Gwangju, ku aktivizohet në Korenë e Jugut.
Këtë herë, majtoshi kuqezi ka realizuar një gol në minutat e shtesës, duke vulosur edhe fitoren e ekipit të tij, në shifrat 3 me 1.
Asani u aktivizua vetëm 45 minutat e dyta të ndeshjes, por shfaqi një formë tejet të mirë në takim.
Me formën që po kalon anësori i krahut të djathtë për Shqipërinë, do të jetë një shtytje e mirë edhe për Kombëtaren, nën urdhrat e teknikut Sylvinho, përpara ndeshjeve në kuadër të Nations League kundër Republikës Çeçe dhe Gjeorgjisë.