Sport

Arrestohet në Dubai krimineli më i famshëm mes futbollistëve

Shkruar nga Liberale
Arrestohet në Dubai krimineli më i famshëm mes futbollistëve

'Krimineli më i famshëm mes futbollistëve', kështu e quajnë mediet në Holandë.

Autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë arrestuar lojtarin e Spartak Moskës, Quincy Promes, i cili është dënuar me gjashtë vjet burg në Holandë.

Ish-lojtari i kombëtares holandeze, Quincy Promes u arrestua dje në Dubai me kërkesë të prokurorisë holandeze, ku me sa duket ka vlerësuar gabim sigurinë e tij duke menduar mos-ekstradimin e mundshëm në Holandë.

Promes, futbollist i Spartak Moska, u dënua me gjashtë vjet burg në mungesë nga një gjykatë holandeze për pjesëmarrje në trafikimin e deri 1360 kilogramë kokainë dhe më parë ishte dënuar me 18 muaj burg për plagosjen e rëndë me thikë të një kushëriri të tij.

Prokuroria Publike Holandeze njoftoi se Promes u arrestua në bazë të një njoftimi të kuq të lëshuar për të nga Interpoli. Një njoftim i kuq parashikon arrestimin ose ndalimin e përkohshëm të personave të kërkuar, gjë që mund të çojë në ekstradim të mundshëm.

“Personi i arrestuar ndodhej në Dubai dhe në bazë të përpjekjeve të organeve kompetente në të dyja vendet është caktuar masa e ndalimit. Për momentin për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve nuk ka ende informacione shtesë”, njoftoi Prokuroria Publike në Holandë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH