Sport

Arrestohen 2 trajnerë në Sarandë, goditën me grusht futbollistin gjatë ndeshjes

Shkruar nga Liberale

Arrestohen 2 trajnerë në Sarandë, goditën me grusht

Dy trajnerët e ekipit të Butrintit në Sarandë janë arrestuar nga Policia e Sarandës pasi janë akuzuar për goditjen e një futbollisti të tyre gjatë ndeshjes. Shtetasit që janë arrestuar janë Neritan Novi, trajneri kryesor 52-vjeçar dhe Dhiogjen Muço, trajneri altlet 45-vjeçar.

Ata akuzohen për dhunimin me grushte të futbollistit Albi Selimaj, i cili është 21-vjeçar. Materialet e procedurës janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Sarandë për veprime të mëtejshme në lidhje me këtë çështje.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. S., 21 vjeç (futbollist) ishte goditur me grushte, gjatë një ndeshjeje futbolli, nga 2 trajnerët e ekipit të futbollit në të cilin ai ishte pjesë. Aktualisht 21-vjeçari ndodhet në spitalin e Sarandës, në kujdesin e mjekëve”, bëri me dije policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH