Sport

Armando Sadiku ndryshon ambjent, sulmuesi kuqezi prezantohet te skuadra e re

Shkruar nga Liberale

Armando Sadiku ndryshon ambjent, sulmuesi kuqezi prezantohet te skuadra e re

Armando Sadiku nuk ka vonuar shumë për të gjetur një sistemim të ri, pasi i dha lamtumirën klubit të Mohun Bagan në Indi. Sulmuesi shqiptar ndryshoi klub, por jo kampionat, pasi do të vazhdojë të tregojë talentin e tij në Indi

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi i Goa i ka uruar mirëseardhjen sulmuesit shqiptar, i cili në këtë periudhë ka qenë në Shqipëri duke iu gëzuar disa ditëve pushime para se të niste punën me klubin e ri.

Sadiku pritet të udhëtojë tashmë përsëri drejt Indisë për t’iu bashkuar skuadrës së Goa në këtë etapë të re të karrierës së tij.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH