Sport

Armando Broja mes Chelsea dhe Fulham, 60 milionë Euro dhe... beteja e orëve të fundit në merkato

Shkruar nga Liberale
Armando Broja mes Chelsea  dhe Fulham, 60 milionë Euro dhe... beteja e

 

Fulham sipas mediave britanike nuk dëshiron të plotësojë kërkesën e Chelsea-t për tarifën e huazimit prej 5.5 milionë Eurosh, si oferta e fundit për të siguruar kartonin e sulmuesit kuqezi Armando Broja. Lajme kontradiktore vijnë nga Londra në orët e skadencës së merkatos, kur thuhet se marrëveshja mund të pranohet në orët e fundit të meraktos, por ende nuk ka asgjë zyrtare.

Chelsea prej ditësh ka shqyrtuar ofertat e huazimit për sulmuesin Armando Broja dhe lëvizja sipas mediave angleze mund të arrihet në ditën e fundit të merkatos së dimrit. 60 milionë Euro për një sulmues rezervë?! Si mund ta kërkojë Chelsea një çmim të tillë për Armando Brojën? – është pyetja që ngrenë mediat britanike!

Fulham nuk shihej i gatshëm të paguajë edhe për tarifën e huazimit prej rreth 6 milionë Euro të kërkuara nga Chelsea për Armando Broja.

Blutë kishin kërkuar fillimisht 60 milionë Euro për një transferim të përhershëm  ose për të rënë dakord për një marrëveshje huazimi me opsione ose detyrime për të blerë.

Chelsea e zbuti qëndrimin, por ende kërkon një tarifë prej mbi 5.5 milionë Euro për një huazim në ditën e fundit të merkatos.

Siç u zbulua, bisedimet avancuan ndjeshëm për një lëvizje të Brojës në perëndim të Londrës, te Fulham.

Për qendërsulmuesin e talentuar kuqezi, Fulham është duke u përpjekur të negociojë një tarifë më të ulët, me Chelsean që ka zbutur qëndrimin pak orë përpara afatit. Broja ka tërhequr interes edhe nga Wolves, klubi tjetër ku financat janë të kufizuara mes kufizimeve të FFP.

Sulmuesi i Kombëtares sonë ishte në stol dhe nuk luajti të mërkurën mbrëma, në ndeshjen ku Chelsea u mund 4-1 nga Liverpool në Anfield.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH