Sport

Armand Duka konfirmon se Shqipëria dhe Serbia po kandidojnë së bashku për organizimin e Euro 2027 për U-21

Shkruar nga Liberale

Armand Duka konfirmon se Shqipëria dhe Serbia po kandidojnë së

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka ka konfirmuar se Shqipëria dhe Serbia po kërkojnë zyrtarisht që së bashku të organizojnë Kampionatin Evropian 2027 për U-21.

Gazetari i njohur shqiptar, Blendi Fevziu ka publikuar një video së bashku me Dukën, ku konfirmohet kandidatura.

Është vet Duka, i cili theksoi se Shqipëria dhe Serbia kërkojnë zyrtarisht të organizojnë së bashku Kampionatin Evropian për 21 vjeçarët.

Kërkesa e përbashkët është dorëzuar në UEFA dhe pritet së shpejti të marrë përgjigje.

“Në 2027 ne jemi vend kandidat për të organizuar Kampionatin Evropian për U-21. Duke qenë se ne nuk plotësojmë kushtet për të organizuar një kampionat vetëm në Shqipëri, pasi duhen tetë stadiume minimalisht, ne jemi bashkuar me Serbi në një kandidaturë për të organizuar një kampionat në Shqipëri dhe Serbi”, ka thënë fillimisht Duka.

“Padyshim që kjo do një angazhim të madh jo vetëm të federatës së futbollit, por edhe të qeverive respektive. Duhet të krijojmë disa komunikime, duhet të krijojmë disa lehtësira dhe të bëjmë të mundur.

“Mendoj se kjo është një lajm i mirë për futbollin shqiptar dhe për futbollin serb, për popullin shqiptar, për popullin serb. Në fund të fundit ne organizojmë dhe nëpërmjet sportit, pse jo të kemi një jetë më të mirë”, përfundoi i pari i FSHF-së.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH