Sport

Ardian Ismajli krah van Dijk të Liverpoolit, të vetmit që s'janë dribluar ende këtë sezon

Shkruar nga Liberale

Ardian Ismajli krah van Dijk të Liverpoolit, të vetmit që

Mbrojtësi i Empolit dhe Kombëtares, Ardian Ismajli është krah Virgil van Dijk si ndër dy mbrojtësit që nuk janë dribluar asnjëherë në pesë ligat elitare të futbollit në Evropë për sezonin 2023-24.

Sipas "SofaScore", 27-vjeçari i Empolit nuk pa pësuar ende asnjë driblim në mbrojtje dhe ka fituar të gjitha duelet një për një. Pas tyre vijnë Radu Dragusin që la Genoan dhe firmosi këtë janar me Tottenham. Uilliam Saliba i Arsenal dhe Ezni Konsa i Aston Villas plotësojnë pesë mbrojtësit që nuk janë dribluar ende këtë sezon.

Kujtojmë se Ardian Ismajli verën e 2021 la Spezian dhe kaloi te Empoli, aty ku është titullar i padiskutuar dhe ka kontratë deri në qershorin e 2025. Me vlerë 3 milionë euro në treg, Ismajli ka luajtur 15 ndeshje këtë sezon me Empolin. Kujtojmë se me Kombëtaren ai ka zhvilluar 36 ndeshje dhe ka shënuar dy gola.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH