Sport

ANSA/ Euro 2024, Itali-Shqipëri “pushtim” i kuq në Dortmund. Ironia e italianëve: Sot jemi pakicë, por festojmë pas ndeshjes

Shkruar nga Liberale

ANSA/ Euro 2024, Itali-Shqipëri “pushtim” i kuq në

Pak orë para fillimit, mbi 50 mijë tifozë kuqezi po festojnë në Dortmund. ANSA: Itali-Shqipëri, “pushtimi i kuq” në Dortmund

Është një ‘pushtim i kuq’ në Dortmund vetëm pak orë para ndeshjes së parë të Azzurrit të Spallettit kundër Shqipërisë në Kampionatin Evropian të Futbollit, Gjermani 2024. Edhe pse ka ende një ndeshje për t'u luajtur, tifozët shqiptarë shumë entuziastë dhe shumë të zhurmshëm po mbushin rrugët e qytetit gjerman që të çojnë në stadiumin e Borussia-s.

Përveç tifozëve të veshur me çdo lloj uniforme të kuqe të Kombëtares së Shqiponjave, të shumta janë makinat që po animojnë pasditen e kësaj të shtune në qendër të Dortmundit me bori, muzikë të lartë dhe shalle, flamuj të të gjitha përmasave të Shqipërisë.

Një festë e plotë që i sheh tifozët italianë në një pakicë dhe që u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve me sarkazëm: "ata tashmë po bëjnë festë, duket sikur kanë fituar, por sonte - bën shaka Antonio, nga Brindizi, por që ka është në punë, në Gjermani me vite - shpresojmë t'a bëjmë ne festën pas ndeshjes." /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH