Arabët duan të transferojnë më të mirët dhe vetëm paraja nuk është problem për ta.
Një tjetër yll i futbollit evropian është në listën e dëshirave të Al Nassr dhe klubi po bën përpjekje të mëdha për ta transferuar atë në Lindjen e Mesme.
Raphael Varane duket se do të jetë lojtari i radhës që do t’i bashkohet skuadrës arabe, me një ofertë të parefuzueshme.
Lexo po ashtuMan Utd i ofron Barcelonës ulje çmimi për Varanen
Daily Mail ka raportuar se lojtari ka kërkuar largimin nga Manchester United qysh tani dhe në Arabi afati kalimtar ende është i hapur.
Klubi arab është i gatshëm t’i ofrojë Varane një pagë deri në 50 milionë për ta bindur që të luajë në Saudi Pro League.
Al-Nassr është skuadra ku luan edhe Cristiano Ronaldo, me Varane që e njeh mirë portugezin pasi kanë luajtur së bashku si në Real Madrid ashtu edhe te Manchester United.
Në fakt është vet Ronaldo që i ka propozuar klubit të tij transferimin e Varanes për ta blinduar mbrojtjen pasi francezi do të ishte tandem me Aymeric Laporten.