Sport

Ahmataj fikson titullarët, si pritet të rreshtohet Tirana në derbin me Dinamon

Shkruar nga Liberale

Ahmataj fikson titullarët, si pritet të rreshtohet Tirana në

Tirana ka vazhduar stërvitjen në prag të sfidës me Dinamon (nesër ora 17:00).

Mungesa nuk ka pasur dhe për këtë, Ahmataj është shumë i qetë. Me një skuadër të plotë Ahmataj do të ketë luksin që të zgjedhë.

Në portë, me shumë mundësi për çështje politike kthehet Abdullahu. Në mbrojtje, katërshja Doka, Najdovski, Hoxhallari dhe në krahun e majtë Përgjoni. Në mesfushë i zakonshmi Meta, Deliu dhe Lushkja. Në sulm treshja Abazaj, Haxhiu dhe Latifi. Në stol mund të qëndrojë Kaina, ndërsa kthehet edhe Patriku.

Skuadra është e plotë para Dinamos dhe kjo është një shenjë e mirë për gjithë grupin. Tirana duket se për momentin, në merkato nuk do të bëjë ndonjë lëvizje të rëndësishme.

Burime në skuadër bëjnë të ditur se ekipi, me shumë mundësi nuk do të ketë as largime dhe as afrime, veç atyreve të ndodhura më parë. Me Ahmatajn e konfirmuar skuadra do të jetë e njëjta që luajti në 2023-in.

Formacioni i mundshëm i Tiranës:

4-3-3: Abdullahu, Doka, Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni, Meta, Deliu, Lushkja, Haxhiu, Abazaj, Latifi

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH