Showbiz

"A nuk të vret ndërgjegjja që nuk je fituese e zemrave të popullit", EGLA Ceno jep një përgjigje

Shkruar nga Liberale

"A nuk të vret ndërgjegjja që nuk je fituese e zemrave

Egla Ceno u shpall fituese e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania.

Megjithatë, jo të gjithë ishin në përkrahje të aktores, ku shumë menduan se nuk e meritonte.

Ajo u ka dhënë mundësi së fundmi fansave të pyesin përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.

Njëra nga pyetjet kishte të bënte pikërisht me fitoren në këtë format televiziv.

“A të vran ndërgjegjja që nuk je fituese e zemrave të popullit si ndihesh. A je rehat apo veç lekët kanë rëndësi për ty”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.

Ceno u përgjigj në një mënyrë mjaft interesante: “Ti mendoje si të kesh qejf. BBV fiton ai që votohet nga publiku. Nuk ka shans tjetër. Fituesi fiton. Diskutuesit diskutojnë”.

Në vend të dytë u rendit Julian Deda, kurse në të tretin Romeo Veshaj

"A nuk të vret ndërgjegjja që nuk je fituese e zemrave

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH