Sport

A është Leo Messi arsyeja e problemeve të Arsenalit në Ligën e Kampionëve?

Shkruar nga Liberale

A është Leo Messi arsyeja e problemeve të Arsenalit në

Arsenali do të zbres në fushë për tu përballur me Porton në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Topçinjtë kohëve të fundit nuk kanë pasur sukses në Ligën e Kampionëve dhe Mikel Arteta ka treguar se Leo Messi është një faktorët që londinezët nuk kanë arritur suksese në garën më të madhe evropiane për klube.


Përveç Messit sipas Artetas edhe Bayern Munichu ka qenë një kundërshtar shumë i vështirë.

“Po, dhe dikush e thirri Messin gjithashtu, ai ishte një tjetër pengesë në Ligën e Kampionëve me të cilën u përballëm dy herë dhe Bayern Munich. Pra, po, konkurrenca është ajo që është”, u përgjigj spanjolli duke qeshur.

Në të vërtetë, Leo Messi ishte padyshim ‘egjeli’ më i madh për Arsenalin në Ligën e Kampionëve. Argjentinasi shënoi nëntë gola në vetëm gjashtë paraqitje kundër Topçinjve, duke përfshirë katër në fitoren 4-1 të Barcelonës në çerekfinalet e UCL 2009/10.

Me Leon në skuadër, Barça eliminoi Arsenalin tre herë nga gara më e mirë evropiane e klubeve.

Për ironi të fatit, Arsenali është rikthyer në Ligën e Kampionëve pikërisht në sezonin e parë të Leo Messi jashtë Evropës, pasi ylli argjentinas iu bashkua Inter Miamit në MLS. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH