Sport

A do të largohet nga Kombëtarja? Flet Silvinjo pas mbërritjes në Rinas!

Shkruar nga Liberale

A do të largohet nga Kombëtarja? Flet Silvinjo pas mbërritjes

Trajneri i Kombëtares Silvinjo, me të mbërritur në Rinas tha se do të vazhdojë të qëndrojë me Kombëtaren Shqiptare, ndërsa nga aventura në kompeticionin prestigjioz tha se lojtarët kanë fituar eksperiencë.

Jam shumë mirë. Ishte eksperinece e mirë për këdo. Turne i jashtëzakonshëm. Ishte e vështirë për ne. E kam thënë, të gjithë lojtarët të gjithë, federata, kur vjen në ndeshjen sheh njerëz të të suportojnë ishte e jashtëzakonshme.

E kupton kur je për herë të dytë në këtë turne. Nuk është e lehtë. Të gjithë ata lojtarë. Të hysh në fushë dhe të luash ndaj një Italie të fortë, Kroacie të fortë, Spanjë të fortë. Për gjithë vendin dhe lojtarët me këta të rinj, kanë fituar mjaft eksperiencë në këtë turne.

Eksperiencë e bukur. Ishte pozitive. Kemi marrë shumë. Kemi rrugë të gjatë, por duhet të jemi të ndershëm jemi krenarë për të gjithë lojtarët. Kemi lojtarë të rinj. Përfaqësuan mjaft mirë vendin. Fituan eksperiencë. Jemi në rrugën e duhur. Jam pjesë e kësaj pune, jam i lumtur në një vit e ca kemi bërë punë të madhe. Punojmë bashkë. Federata e kupton. Faleminderit të gjithë lojtarëve. Suporti ishte i pabesueshëm. Kishte më shumë se sa gjermanë.”, tha Silvinjo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH