Sport

7 milionë euro për yllin shqiptar, skuadra angleze gati të paguaj për kartonin

Shkruar nga Liberale

7 milionë euro për yllin shqiptar, skuadra angleze gati të paguaj

Ylli shqiptar i Kosovës, Milot Rashica, po zhvillon paraqitje pozitive me fanellën e Beshiktash, teksa në 18 ndeshja ka shënuar 4 gola dhe 1 asist, ndërkohë që së fundmi ka nxitur interesin e klubit të Lids që militon në Championship në Angli.  

Sipas mediave turke “Takvim”, Lids Junajtid ka shfaqur interes për 27-vjeçarin. Anglezët shikojnë te Rashica lojtarin e preferuar për t’i besuar repartin e avancuar.   

LIds i ka ofruar 7 milionë euro Besiktas për të lënë të lirë lojtarin “dardan”, i cili ka kontratë të vlefshme me turqit deri në qershor të vitit 2027. Kujtojmë se Rashica u bë pjesë e Beshiktas në verën e kaluar. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH