Sport

20 milionë euro për Ernest Muçin, Beshiktashi refuzon ofertën nga...

Shkruar nga Liberale

20 milionë euro për Ernest Muçin, Beshiktashi refuzon

Presidenti i Besiktas, Hasan Arat, zbuloi se ka marrë një ofertë prej 20 milionë eurosh, për Ernest Muçin.

Numri 1 i klubit bardhezi deklaroi se oferta u refuzua, pasi dëshirojnë ta mbajnë në ekip edhe për sezonin tjetër.

“Për Ernest Muçin janë ofruar 20 milionë euro nga një ekip në Evropë. Megjithatë unë e refuzova ofertën. Muçi është një lojtar me potencial të madh dhe ne e duam në ekip për sezonin tjetër”, tha Arat.

Sipas mediave turke, oferta në fjalë është bërë nga ana e Aston Villës dhe ka hasur refuzimin e gjigantëve të Turqisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH