Magazinë

Skena më romantike në historinë e kinemasë, ja si e kujton Kate puthjen e “Titanic”

Shkruar nga Liberale

Skena më romantike në historinë e kinemasë, ja si e kujton

Aktorja Kate Winslet ka folur si rrallë herë për një nga skenat më të famshme dhe romantike në historinë e kinamsë botërore. Bëhet fjalë për skenën në filmin ‘Titanic’ në të cilën ajo dhe Leonardo DiCaprio puthen teksa qëndrojnë në pjesën e përparme të anijes.

Në një intervistë të re, Kate pa sërish momentet ikonike dhe shpjegoi pse ishte kaq sfiduese për t’i filmuar dhe çfarë kujtonte prej tij. Kate shpjegoi se ishte sfiduese pasi regjisori James Cameron kërkonte ndriçimin e përsosur.

Për më tepër, kjo skenë u filmua në një pjesë të setit që ishte e vështirë për t’u aksesuar. Si rezultat parukierët dhe grimierët nuk mund të ishin me ta dhe Kate u detyruar ta bënte vetë grimin e saj.

Gjatë skenës, në thelb isha duke ribërë grimin. Po ta shikoni nën fustan kam fshehur furçet e grimit që ti kisha sa më afër,” kujton Kate.

Skena, veçanërisht puthja, u deshën disa herë për t’u bërë saktësisht e duhura dhe ishte një rrëmujë e vërtetë për aktorët, shkruajnë mediat e huaja. 

“Ishte një makth. Ne vazhduam të bënim puthjen, dhe m’u desh të rivendosja grimin si tek vetja ashtu edhe tek Leo, dhe kjo u bë e shpeshtë. Në fund të skenave dukesha çuditshëm me fytyrën plot grim të çrregullt”,  tha aktorja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH