Magazinë

"Është babai i fëmijës tim”/ Banorja e BBV rrëfen marrëdhënien me ish-partnerin pas ndarjes

Shkruar nga Liberale

"Është babai i fëmijës tim”/ Banorja e BBV

Banorja e BBV, Ledjona Xheladinaj, ka rrëfyer marrëdhënien me ish-partnerin pas ndarjes.

Gjatë një bisede me konkurrentët në garë, gazetarja tregoi se e ka “xhan” babain e vajzës së saj, teksa shtoi se kanë kaluar momentet më të bukura së bashku.

Ledjona Xheladinaj u shpreh se tashmë ai ka krijuar jetë të re me dikë tjetër, por vazhdojnë komunikimin së bashku, duke theksuar se kjo është shumë e rëndësishme për fëmijën e tyre.

“Patjetër që e kam xhan babain e vajzës, kam kaluar momentet më të bukura. Është babai i fëmijës tim, asnjëherë nuk e kam menduar, kemi edhe komunikim për vajzë. Është me dikë tjetër, ka krijuar jetën e vet.

Kjo është e rëndësishme për fëmijën. Sido që të jetë puna nuk mund t’i mohosh babain ose nënën”, tha ajo.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH