Beyonce ka bërë donacion një shumë të majme në mbështetje të të gjithë të prekurve nga zjarret në Los Anxhelos.
Të dielën më 12 janar fondacioni BeyGOOD i këngëtares, njoftoi përmes Instagram se do të jepte 2.5 milionë dollar për një Fond Ndihme nga Zjarri në LA të krijuar nga bamirësia.
“Los Anxhelos ne jemi me ju. BeyGOOD po merr masa duke shpallur Fondin e Ndihmës nga Zjarri në LA me një donacion prej 2.5 milionë dollarësh”, shkruhet në postim.
“Fondi është caktuar për të ndihmuar familjet në zonën Altadena/Pasadena që humbën shtëpitë e tyre dhe për kishat dhe qendrat komunitare për të adresuar nevojat imediate të atyre që janë prekur nga zjarret”, vazhdoi mbishkrimi.