Showbiz

Zhaklin Lekatari vjen me programin e ri, zbulon bashkëpunëtoren e saj, ja ku do t'i shohim së shpejti

Shkruar nga Liberale

Zhaklin Lekatari vjen me programin e ri, zbulon bashkëpunëtoren e saj,

Zhaklin Lekatari bëri të ditur se asaj dhe Jonida Aliçkollit i është besuar një program që do të nisë së shpejti.
Ajo tha se do të zgjasë dy orë dhe do të trajtojë eksperiencat njerëzore me qëllim për të frymëzuar.

“Kemi edhe Jonidën, e cila do të jetë bashkëudhëtare në një emision i cili do të zgjasë dy orë dhe do i dedikohet njeriut dhe eksperiencave njerëzore. Do të kemi të ftuar në emision dhe shpresojmë që historitë e tyre të jenë të vërteta, të inspirojnë edhe të tjerë dhe të na japin forcë të përballojmë përditshmërinë.”

Mes të tjerash ajo shtoi: Do të ketë limonatë, do të flasim edhe për gjëra që do të na bëjnë për të qeshur, por do të ketë edhe një rubrikë dedikuar seksit dhe me përgjigje, trajtime të çështjeve apo pyetjeve që unë shpesh marr. Tani ata që po na dëgjojnë ta dinë që së shpejti do të më kenë në Top për të trajtuar këto çështje kështu që të më shkruajnë sepse nëse një problematikë është e mirë, e vlefshme dhe e bukur për ta diskutuar, sigurisht që do ta diskutojmë dhe mund të kemi të ftuar ekspertë për ta zgjeruar edhe më shumë.”

Programi quhet “S’e kam me ty” ndërsa për të zbuluar se kur do të nisë, do të presim edhe pak.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH