Showbiz

Zhaklin Lekatari tregon arsyen pse nuk e uroi Luizin për lindjen e vajzës

Shkruar nga Liberale

Zhaklin Lekatari tregon arsyen pse nuk e uroi Luizin për lindjen e

Zhaklin Lekatari, e ftuar në emisionin “Canapè” në T7, foli rreth jetës së saj.

Teksa në edicionin e dytë të formatit ‘BBV’, Zhaklina ishte në rolin e opinionistes, ajo u përball me shumë kritika për mendimet e saj për fituesin e edicionit të dytë Luiz Ejllin.

Ndërkohë, Luizi është bërë baba për herë të parë por a e ka uruar Zhaklina atë? Ajo thotë se jo, madje nuk i përmend as emrin Luizit.

“Nuk kam kontakte me të gjithë banorët e ‘BBV’. Me thënë të drejtën nuk ia kam uruar. Sigurisht që lindja e një fëmije është gjithmonë e begatë dhe jetë të gjatë të gjithë fëmijëve që lindin, jo vetëm vajzës së atij. Por nuk mendoj që duhet të bëja një urim publik sepse nuk kam bërë urime të tjera publike për personazhe të tjerë si ‘gëzuar ditëlindjen’, ‘urime ditëlindja e vajzës’, nëse urimet i bëj, i bëj private dhe asnjëherë publike.”

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH