Showbiz

Zbulohet gjinia e fëmijës së Robert Pattinson!

Shkruar nga Liberale

Zbulohet gjinia e fëmijës së Robert Pattinson!

Suki Waterhouse ka zbuluar gjininë e foshnjës që solli në jetë me Robert Pattinson vetëm pak javë më parë. Teksa përformonte në Coachella, në 12 prill, këngëtarja dhe aktorja 32-vjeçare zbuloi se ka sjellë në jetë një vajzë.

Në një video të publikuar, Waterhouse thotë: “Nuk e di nëse e keni marrë vesh, por së fundmi kam pasur një ndryshim të madh në jetën time. I dua gratë e mrekullueshme dhe jam me fat që tani kam zonjushën time të bukur, dashurinë e jetës sime”.

Lajmi shkoi në një linjë me lajmin e shtatzënisë, që Suki e zbuloi po ashtu në skenë vitin që shkoi. Vetëm pak ditë më parë, artistja ka publikuar foton e parë me të bijën, por në asnjë moment nuk ishte konfirmuar gjinia edhe pse çifti ishte parë të shëtisë me një karrocë rozë dhe më pas e vogla u pa e veshur me veshje zemra të kuqe dhe rozë.

Waterhouse dhe Pattinson nisën lidhjen në 2018-ën dhe tashmë janë të fejuar dhe prindër të vajzës, emri i së cilës vazhdon të jetë sekret.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH